Logoja e re e Juventusit, e cila është prezantuar sot nga klubi i Agnellit, e realizuar nga Interbrand. Është një J e dyfishuar, që ka pasur për qëllim pëlqimin nga të rinjtë.
Surprizuese është ngjashmëria e logos së re të Juventusit me atë të Kampionëve të Botës së MotoGP
Ngjashmëria e saj është madhe me logon e Jorge Lorenzos, kampionit spanjoll të MotoGp-së, që është përdorur nga piloti në vitin 2011. Mediet italiane kanë shkruar, se kjo logo e re është një provokim, sepse nëse e shihni me kujdes, ka një ngjashmëri të madhe mes tyre.
Mediet italiane e kanë cilësuar si një kopje të keqe edhe pse drejtuesit e klubit të "Zonjës së Vjetër" nuk e kanë menduar si të tillë, pasi ata kanë prezantuar logon e re, si një risi dhe si një mënyrë për të qenë më pranë tifozëve në moshë të re.
[gallery columns="1" size="full" ids="74277"]