
Xhuliano Skuka është kthyer në protagonist kryesor për skuadrën e Maribor. Sllovenët ditën e djeshme ndeshjen e kthimit në kualifikueset e Conference League përballë maltëzevë të Birkirkara. Ekipi i Skukës arriti të fitojë me rezultatin 1-2 duke siguruar kualifkimin në turin tjetër pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.
Sulmuesi shqiptar vulosi fitoren e Maribor teksa në minutën e 88’ realizoi një gol mjaft të bukur që solli festën e sllovenëve në Maltë. I vetëm në zonë përballë 2 mbrojtësve dhe portierit, Skuka ia del të driblojë gardianin e portës dhe të dërgojë topin në rrjetë.
Kjo ishte ndeshja e dytë zyrtare e ish-sulmuesit të Partizanit me Maribor, teksa vjen në formë huazimi nga skuadra franceze, Metz e cila e bleu për 1.4 milionë euro nga Partizani janarin e këtij viti.
Përmbledhja e ndeshjes Birkirkara 1-2 Maribor/ ©NK Maribor, YouTube: