
Volejbollistja e njohur, njëkohësisht edhe modele, Blerta Ligaj ka zbuluar se është në një marrëdhënie me Erion Zeqirajn, ish-lojtar të Tiranës. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi mes emocionesh dashurinë e madhe që po kalon.
Gjithashtu zbuloi se është pjesë e disa projekteve të modelingut jashtë vendit në Turqi, vend në të cilin shpreson të bëjë karrierë edhe si volejbolliste.
Rudina: Po Erionin ku do ta lësh?
Blerta Ligaj: Me vete.
Rudina: U surprizova tani që mora vesh se ishit bashkë.
Blerta Ligaj: Po, u bë gati një vit që jemi bashkë. Është njeriu më i mirë i jetës sime dhe e mbylla jetën time me Erionin. Mendoj se çdo gjë do të kalojë mirë, sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Fillimi ka qenë shumë i mbarë dhe besoj se do të vazhdojë kështu.
Rudina: Herës tjetër unë jua dua të dyve në studio. Erionin e përshëndesim nga programi, herën tjetër ju dua këtu të na rrëfeni historinë tuaj të dashurisë.
Blerta Ligaj: Patjetër.
Rudina: Jeni çift shumë i bukur të dy dhe kam përshtypjen se do të jetë një histori shumë e bukur. Edhe ai volejbollist, besoj volejbolli do të jetë një ndër arsyet që ju ka lidhur më shumë. Fillimisht mund të jetë bërë shkak?
Blerta Ligaj: Po, fillimisht unë luaja me Vlorën, por duke qenë se nisa studimet bëja stërvitjen tek Tirana, ku edhe Erioni është pjesë e ekipit të Tiranës. Erioni ka rreth 3 vite që më shikonte aty, por nuk është se kam dashur të lidhesha apo të njihja dikë, duke qenë se kam qenë e fokusuar tek volejbolli dhe modelingu. Ka 1 vit që fillova t’i kushtohesha edhe Erionit.