VIDEO/ Vedat Muriqi shënon kundër anglezëve dhe shmang humbjen e Mallorcas
Shkruar nga NEWSPORT
Mallorca zhvilloi ditën e sotme një ndeshje miqësore përballë ekipit anglez të Sunderland. Kjo sfidë përfundoi në barazim 1-1.
Në këtë ndeshje ra në sy sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës arriti të ishte protagonist duke shënuar golin për ekipin e tij.
Sunderland kaloi në avantazh që në minutë ne katërt të ndeshjes, teksa për barazimin mendoi Muriqi që në fillimin e pjesës së dytë.
Me anë të një goditjeje me kokë Muriqi shënoi një gol mjaft të bukur duke baraspeshuar rezultatin dhe duke shmangur humbjen.