
Tirana fitoi 4-0 kundër Teutës në kuadër të javës së pestë të Superiores. Në fundin e sfidës pati një ndërhyrje nga VAR-i duke akorduar penallti në favor të bardhebluve. Rasti ishte i paqartë për tifozët në stadium.
Por, nga goditja e këndit, Bruno Lulaj kërcen me kokë, ndërsa Arbër Çyrbja shkakton penallti vetëm pas 5 minutash në fushë. Gjyqtari kryesor fillimisht s’e pa dhe u desh ndërhyrja e VAR-it që të akordohej 11-metërsh. Penalltia u mor përsipër nga Redon Xhixha që nuk gaboi përballë portës së Qirkos.
Poll