
Skena të aspak të mira në fundin e ndeshjes, Spartak Moska-Napoli. Ndeshje e luajtur në Rusi për Europa League u mbyll me fitoren 2-1 për vendasit që marrin vendin e parë dhe bëjnë që Napoli të ngelet jashtë Europa League. Në fundin e takimit, Rui Vitoria, trajneri i Spartak shkon për t’i dhënë dorën Spalletit, trajnerit të Napolit ashtu siç ndodh në çdo ndeshje.
Trajneri italian e injoron keq kolegun e tij dhe refuzon t’i japë dorën. Rui Vitoria i afrohet duke i drejtuar dorën, por Spalleti ngre duart lartë duke mos pranuar takimin me kolegun e tij dhe video ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa nuk kanë munguar kritikat për trajnerin e Napolit.
ضحكة فيتوريا ههههههههه pic.twitter.com/SMMkZRH7kL
— نيفيز هنا (@nnvv22zz) November 24, 2021