Futbollisti i huazuar te Flamurtari, Mamadu Tounkara, u largua rreth një muaj më parë nga Vlora, për tu rikuperuar në Itali, pasi ishte dëmtuar. Por, që atëherë për futbollistin nuk u mor vesh gjë, teksa në Vlorë nuk e dinë se kur do të kthehet.
Së fundmi, lojtarit i është kushtuar dhe këngë në vendin përtej Adriatikut. Reperi Gilo, që është dhe shok i Toungarës, i ka kushtuar një këngë lojtarit, që titullohet “Tounkara”.
Në këngë flitet për jetën e lojtarin, ndërsa teksti përmban dhe sharje.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.