
Diogo Jota - Armando Broja/ Fotomontazh
Bota e futbollit dhe jo vetëm, ditën e sotme u tronditën nga lajmi i ndarjes nga jeta të Diogo Jota. 28-vjeçari u përfshi në një aksident automobilistik, ku as përplasjes makina me të cilën po udhëtonte u përfshi në flakë.
Fatkeqësisht së bashku me Jota, ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij, Andre Silva, i cili ndodhej në makinë. Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Jotas, ka reaguar edhe Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar ka bërë një postim në “Insta-Story” për Jota, ku ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e parakohshme të sulmuesit të Liverpool.

Poll