
Teksa deri dje e shoqëronte për dore kudo dhe kurdo herë, sot, vogëlushja e Hygertës është bërë një zonjushë e madhe, e gatshme për të vrapuar në lëndinat e jetës dhe për të përballuar tanimë të gjithë sfidat dhe sukseset që do të ketë.
Ka qenë vetë gazetarja e njohur e sportit e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa foto të së voglës të saj, e cila ka shkuar në mbrëmjen e Maturës.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të, Hygerta nuk ka fshehur emocionet dhe ka ndarë me ndjekësit lulen e saj të vogël e cila tani është bërë e madhe.
“Lulja ime e vogël që u bë e madhe”, shkruan Hygerta krah fotove të së bijës e cila në këtë natë të rëndësishme kishte vendosur që të vishte një fustan ngjyrë rozë.