
Legjionarët duket se po shijojnë një formë fantastike teksa performancat dhe golat po vijnë me thasë. Pas Cikalleshit, Dakut, Laçit, Uzunit, Sadikut e Ernest Muçit, rradhën për të tundur rrjetën e zë edhe Arbnor Muçolli.
‘Luka Modric’ shqiptar po kthehet në një aset për skuadrën e Goteborg në Suedi dhe në ndeshjen e sotme përballë gjigantëve të Malmo, arriti të shënonte duke zhbollkuar sfidën në minutën e 13-të. Krosim perfekt nga e djathta drejt e në shtyllën e dytë aty ku gjendet mesfushori shqiptar i cili me të majtën e shtyn saktësisht në rrjetë.
Arbnor Muçolli nuk ishte pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjet e shtatorit dhe duket se i dërgon një mesazh të qartë tani me golin e shënuar. Sigurisht, emri i tij është në listën e ngushtë të Kombëtares shqiptare dhe nëse vazhdon kështu, vendi i tij nuk ka pse të cënohet.