
Hollandë - Amerikë 3-1
Kupa e Botës
Faza e 1/16
Stadiumi: Stadiumi Khalifa
Arbitër: Wilton Sampaio
Ndeshja: "Hollanda ia ka dalë të mposhtë me shifrat 3-1 Amerikën në një ndeshje tepër të luftuar. Ishin amerikanët që nuk u ndalën së sulmuari përgjatë 90 minutave duke shpresuar në një kualifikim të mundshëm.
Cinizmi i hollandezëve dhe eksperienca e tyre ishin të mjaftueshme për të vulosur fatin e këtij takimi. Në dy zbritje gjatë pjesës së parë arritën të ndëshkonin amerikën duke e mbyllur në avantazhë të dyfishtë pjesën e parë. Pjesa dytë nisi me të njëjtin ritëm nga amerikanët por saktësia mungoi. Në minutën e 76’ ishte Pulisic që rihap fatin e takimit. Hollanda nuk e kishte thënë akoma fjalën e saj të fundit ku Dumfries në minutën e 81’ vulos fatin e takimit."
Formacionet zyrtare:
Hollanda: Noppert, Timber, Van Dijk, Ake, Blind, Dumfries, De Roon, De Jong, Klaassen, Depay, Gakpo
Amerika: Turner, Robinson, Ream, Zimmerman, Dest, Adams, McKennie, Musah, Weah, Pulisic, Ferreira
Komenti minutë pas minute:
90'+6' Përfundon takimi
81' Hollanda kundërpërgjigjet me Dumfries, realizon fluturimthi golin e sigurisë
76' Amerika rihap sfidën, një asist nga Pulisic përfundon me fat në fundin e rrjetës
75' Wright "flirton" me golin
71' Turner mban gjallëshpresën me një reagim fenomenal
61' Gakpo asiston mirë për Depay që nuk heziton dhe godet, por reagimi i Turner është mbreslënës
49' Amerika e nis në sulm përsëri, goli një iluzion
46' Starton pjesa e dytë
45'+1' Mbyllet pjesa e parë
43' Weah lëshon një "predhë" në drejtim të kuadratit të mbrojtur nga Noppert
34' Amerika rrit volumin e në lojën sulmuese, pasi nuk pranon aspak këtë rezultat
25' Sulme nga të dyja krahët, por mungon finalizimi.
10' Depay realizon golin e avantazhit, Hollanda befason furinë amerikane
3' Pulisic shpërdoron mundësinë e artë, starti i frikshëm nga amerikanët
1' Nis takimi me topin e shkelmuar nga Amerika