
Vorskla Poltava po luan ndeshjen e fundit në kampionat përballë Shakhtar Donetsk. Këta të fundit janë shpallur automatikisht kampion në kampionatin ukrainas. Nga ana tjetër Vorskla kërkontë mbaj gjallë shpresën për një vend në kupat e Europës.
Ka qenë Taulant Seferi ai që ka menduar të çojë të tijët në avantazh përballë kampionëve. Seferi arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 37-të duke shëndërruar një penallti në gol. Kështu u mbyll pjesa e parë me vendasit që nësë mbajnë këtë rezultat mund të kapin vendin e 5-të në kampionat.
Ish-futbollisti i bardhebluve ka gjetur golin e tij të 14-të në kampionat duke u bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në Ukrainë.
Poll