Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Trajner nga Venezuela për Romeron, e pabesueshme si po stërvitet mesfushori i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Trajner nga Venezuela për Romeron, e pabesueshme si po

Aristoteles Romero erdhi te Partizani në këtë merkato vere. Por, disa kilogramë më shumë bënë që presidenti Gaz Demi të jepte ultimatum për formën e tij fizike. Siç duket, këtë radhë mesfushori potent është me mendje të prerë për të zënë një vend në formacionin titullar.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur individualisht në një palestër në kryeqytet. Në sy bie trajneri personal që ka zgjedhur. Ky i fundit e ndjek online përmes telefonit duke i treguar edhe mënyrën e ekzekutimit të ushtrimeve. Edhe në palestër, Romero po tregon përkushtimin e tij për sezonin e ri futbollistik.

Kujtojmë që në pozicionin që luan venezueliani, është edhe Massongo Matondo me Bruno Telushin. Kush do të arrijë të jetë titullar me trajnerin Dritan Mehmeti? Koha do ta tregojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga