
Liga e futbollit amerikan, MLS ka rritur nivelin në vitet e fundit, teksa shumë yje nga Europa i janë bashkuar këtij kampionati. Veç rritjes së lojës, rritje ka edhe te talentet e rinj.
Një ndër ta është edhe Talles Magno, 20 vjeçari brazilian që bën pjesë te New York City. Djaloshi ka bërë një veprim që ka qarkulluar në rrjet. Në përballjen e javës së fundit kundër Miami, djaloshi ka ndalur topin me një mënyrë brilante.
Me sferën që po binte nga një lartësi e madhe, Magno e ka stopuar topin në mënyrë perfekte, duke shmangur edhe kundërshtarin me vetëm një veprim. 21 ndeshje titullari për të këtë sezon, me 5 gola dhe 8 pasime deçizive për gol.
Poll