Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Tmerr dhe panik në fushë, ylli i Napolit përplaset dhe humb ndjenjat, arbitri nuk ndal ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tmerr dhe panik në fushë, ylli i Napolit përplaset dhe

Dramë dhe frikë në ndeshjen mes Meksikës dhe Trinidat-Tabago. Ylli i Napolit, Hirving Lozano ka humbur ndjenjat pas përplasjes me portierin mik, duke bërë që shokët e tij te Meksika të kalojnë momente ankthi.

I futur në zonën dhe me topin në zotërim, Lozano ka pësuar një shtyrje duke u përplasur me portierin. Gjuri i hapur i gardianit, e ka kapur sulmuesin në kokë, teksa ka humbur ndjenjat në vend.

Arbitri i ndeshjes nuk e ka ndalur lojën, megjithë kërkesën e lojtarëve të Meksikës, teksa ka akorduar edhe karton të verdhë. Pas ndihmës së stafit mjekësor, Lozano ka fituar ndjeshmërinë pas disa minutash, duke u transportuar në spital. Për fat të mirë sulmuesi nuk ka asnjë komplikacion, teksa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

https://twitter.com/i/status/1414054135431720961
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga