
Tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në kompeticionet e garave të makinave me shpejtësi marramëndëse. Pas aksidentit të Anthoine Hubert në javën e shkuar në Formula 2, të cilit i mori jetën, një tjetër pilot ka bërë një aksident të frikshëm në Formula 3.
Piloti Alexander Peroni ka shkaktuar panik tek shikuesit në pistën e Monzas, kur ka "fluturuar" mnë ajër me makinën e tij. Stafi i policisë dhe mjekëve janë futur menjëherë në pistë në ndihmë të pilotit dhe fatmirësisht ky i fundit ka shpëtuar me lëndime të vogla.
Poll