Tirana e volejbollit femra ka fituar me përmbysje derbin me Partizanin në "Farie Hoti". Bardheblutë ia dolën të triumfonin 3 me 1 në total ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Seti i parë u dominua tërësisht nga Partizani, duke u fituar me 12-25 me pikë. Në setin e dytë të kuqtë po shkonin sërish drejt fitores, por gjithçka mori kthesë kur rezultati ishte 14-18. Tirana filloi dominimin, duke fituar atë set me përmbysje.
Në dy setet e tjera loja foli për Tiranën, që e ktheu rezultatin 1 me 3 në sete. Nuk munguan ankesat për gjykimin. Po luhej seti i katërt ndërsa rezultati ishte 22-19. Fillimisht u mendua se Partizani shënoi, duke e ngushtuar në 22-20, por arbitri e konsideroi fillimisht për Tiranën.
Pas protestave nga ana e lojtareve të Partizanit dhe trajneres Prenga, gjithçka u përsërit. Tirana fitoi atë për të dërguar deri në fund fitimin e gjithë setit dhe lojës.
Rezultatet e seteve: 12-25/ 25-20/ 25-21/ 25-21
Amarilda Prenga: Po mbase u vetëkënaqëm sepse filluam gabimet pafund. Setin e parë e morëm mirë, bëm pikë direkt. Setin e dytë ngecëm dhe bëm gabime. Tirana ka lojtare anësore që bëjmë diferencën, unë kam pak mangësi në forcë goditëse.
Vendimet e gjyqtarëve? Kam luajt kaq vite dhe nuk i kam njoh emrat e arbitrave. Nuk kam pse ia delegoj fajin. Të paktën atë pikë qe ishte bukur dhe Fagu e bën. Gaboi arbitri, por nuk ngeli aty, nuk kam ndërmend të merrem.
Lojtarja e huaj e Partizanit? Renata është diagonaliste dhe nuk shquhet për topin e parë. Atë që kemi nevojë e bën punën shumë mirë. Ajo është me eksperiencë, është e zonja. Është fat në skuadër. Kampionati është i gjatë të shikojmë.
[video width="624" height="368" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/12/409172949_6871902899524467_6377323131955472028_n.mp4"][/video]