
Argjentina ka nisur rrugën e saj për në shtëpi. Kombëtarja me trofeun e artë ndërkohë që rrugëtimin e saj për t’u kthyer në shtëpinë e tyre, fillimisht kanë ndalur në Romë.
Sipas raportimeve të fundit në orën 14:30 Messi&CO kanë zbritur në aeroportin e Fiumicino të Romës, ku kanë qëndruar për 1 orë dhe më pas kanë nisur rrugëtimin e tyre për në shtëpi. Fluturimi zgjat për afro 14 orë dhe ekipi ka planifikuar festën e madhe ditën e martë.
Kombëtarja argjentinase planifikohet të arrijë në orën 6:00 të mëngjesit, sipas orës lokale shqiptare. Ndërkohë që Messi me trofeun e Kupës së Botës do të jetë në orën 2 të mëngjesit, në Buenos Aires.
VIDEO:
✈️ ¡VUELVEN LOS CAMPEONES!
Aeropuerto Fiumicino #ArgentinaCampeonDelMundo#FIFAWorldCup pic.twitter.com/9fFl47GfeZ
— Argentina (@sportingnewsar) December 19, 2022