Spanja u mund me shifrat 1-2 kundër Zvicrës së shqiptarëve, në mbrëmjen e djeshme të Nations League. Por kjo humbje nuk u përtyp lehtë nga mediat spanjolle, pasi vërshuan një lumë kritikash mbi zgjedhjet e trajnerit që në njërën anë sfidoi homologët e tij te Barcelona dhe Real Madrid.
Spanja preferoi që të hidhte në fushë nga minuta e parë Jordi Alban dhe Marco Asension, të cilët në ekipet respektive kanë qenë zëvendësues, duke mos u preferuar të nisin si titullar. Frytet e punës nga dyshja e La Ligas erdhën në minutën e 55 ku Asensio asiston për Alban duke realizuar golin e vetëm të takimit.
Mediat spanjolle i gëzohen faktit që në takimin e radhës është Portugalia një kundërshtar që sipas tyre mendohet i lehtë kjo si për rrjedhojë të historikut të përballjeve të dy ekipeve.
Goli i Jordi Alba: