Maroku ka bërë historinë mbrëmjen e djeshme pasi ia doli të mposhte Spanjën pas goditjes së penalltive. Kombëtarja marokene u tregua më e saktë pas “ruletës ruse” , duke dërguar në shtëpin kështu “Furinë e Kuqe”.
Pas goditjes së penalltive, kualifikimi gëzoi pa masë çdo maroken në mbarë botën, dhe nuk kishte si të shpëtonte dhe gazetari i cili ndodhet në shkallët e stadiumit për të parë nga afër suksesin e kombëatres së tij.
Ishte e vështirë të ndiqeshin penalltitë për një gazetar maroken që ndodhej në Doha, por kur kombëtarja e tij arriti suksesin, pasoi një festë e madhe. Gazetari nuk dinte si të festonte, ndërsa nisi të bërtiste nga gëzimi dhe më pas filloi të qante.
Kur filluan lotët e gëzimit, ai uli kokën dhe u përpoq të fshihte emocionet. Videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale.
The Moroccan reporter behind us here has gone absolutely nuts. Only football does this. Amazing pic.twitter.com/JqSaXG3Wd5
— tariq panja (@tariqpanja) December 6, 2022