Taulant Seferi po kalon një formë fantastike. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është ‘abonuar’ me golin në 3 sezonet e fundit, nga Tirana, te Vorskla në Ukrainë dhe tani me Baniyan ë Arabinë Saudite.
Mbrëmjen e djeshme, Baniya luajti ndeshjen e fundit miqësore përballë Al-Taëoon dhe futbollisti nga Kumanova gjeti sërish rrugën e rrjetës, siç ka bërë në secilën prej miqësoreve të luajtura në janar.
Sulmuesi 27-vjeçar po shkëlqen në Arabinë Saudite dhe në 14 ndeshje zyrtare të luajtura ka shënuar 7 gola e 1 asist, pa përfshirë miqësoret.
[video width="1080" height="1920" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/02/Snapinsta.app_video_GNSpzglogV0DHDsBAJYzSnHnoxdNbpR1AAAF.mp4" loop="true"][/video]