Në Austin të SHBA është mbajtur Çmimi i Madh i Amerikës në Moto Gp. Triumfues në fund të xhirrove ka dalë Enea Bastiniani, i cili mori kryesimin e garës vetëm në xhirrot e fundit të saj, duke lënë pas emra si Miller, Marquez apo Quartararo.
Pas raundit të katërt për sezonin 2022 në MotoGP, lider në renditjen e ekipeve është skuadra Suzuki, e cila ka grumbulluar 102 pikë. E dyta me 70pikë është KTM, konkurrentët e së cilës Brad Binder dhe Miguel Oliveira patën një Grand Prix zhgënjyese në Amerikë, në të cilin ata fituan vetëm 4 pikë nga Binder.
1. Suzuki - 102 pikë
2. KTM - 70 pikë
3. Aprilia - 69 pikë
4. Grazini Ducati - 61 pikë
5. Pramak Ducati - 59 pikë
6. Yamaha - 58 pikë
7. Ducati - 54 pikë
8. Honda - 44 pikë
9. BP46 Ducati - 17 pikë
10. HRD Honda - 16 pikë
11. RNF Yamaha - 9 pikë
12. Tech3 KTM - 1 pikë
Sezoni 2022 në MotoGP vazhdon pas dy javësh me Çmimin e Madh të Portugalisë.
The Beast doubles up! 🏆🏆@Bestia23 takes back control of the 2022 #MotoGP Championship! 👏#AmericasGP 🇺🇸 | #GP500 pic.twitter.com/yO0xTmCse5
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) April 10, 2022
