VIDEO/ Supergol dhe “Lojtari i Ndeshjes” nga lojtari i Kombëtares, mbushet me “sms” telefoni i Sylvinhos
Shkruar nga NEWSPORT
Arbnor Muçolli ka shkëlqyer ditën e sotme teksa ishte protagonist absolut në fitoren e skuadrës së tij, Vejle përballë Hesingor në kampionatin danez. Mesfushori i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 2-1 të skuadrës së tij duke shënua një gol mjaft të bukur në minutën e 8-të.
Marrje e mirë e topit dhe i vetëm para portierit arrin që me finte ta ulë atë në gjunjë dhe të shënojë me portën e boshatisur. Ky është goli i tij i 5-të në 23 ndeshje këtë sezon ndërsa performance e tij e sotme është kurorëzuar edhe me çmimin, Lojtari i Ndeshjes.
Muçolli ishte një emër tjetër që mungonte në listën e trajnerit Sylvinho në ndeshjen ndaj Polonisë por mesfushori është sigurisht pjesë e listës së ngushtë me lojtarët që mund të kontribuojnë me fanellën kuqezi.