
Sulmuesi shqiptar, Shkëlqim Vladi është shfaqur protagonist në Zvicër, në ndeshjen që ekipi i tij Lugano luajti në transfertë përballë Luzern. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të Superligës zviceriane përfundoi me fitoren minimale 0-1 të ekipit të shqiptarit.
Ishte pikërisht Vladi ai që shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë ekipit të tij një fitore mjaft të rëndësishme. Në minutën e 40’, pasi mori një top nga Bottani, Vladi lëshoi një “predhë” me topin që kaloi mes këmbëve të mbrojtësit kundërshtar dhe më pas u ndal në rrjetë.
Për 23-vjeçarin ky është goli i 10-të sezonal me fanellën e Luganos. Sulmuesi me origjinë nga Kosova gjithashtu numëron edhe 2 asistime.
Goli i Shkëlqim Vladit. (VIDEO)