
Galaktikët kanë fituar ndaj Ossasunës me rezultatin 2-0 ndeshje e vlefshme për LaLigën. Zidane ka surprizuar ditën e sotme me formacionin e hedhur në fushë ku mungojnë disa prej yjeve të skuadrës si, Benzema, Hazard apo Bale. Megjithatë të besuarit e francezit, bënë një ndeshje të mirë dhe kanë arritur të kalojnë në avantazh që në minutën e 36 me anë të Vinicius Junior dhe më pas duke vulosur ndeshjen me Rodrygo në minutën e 74.
Talenti Junior ka realizuar një super gol nga jashtë zonës, duke ngritur në këmb stadiumin "Bernabeu", ndërsa Rodrygo "rrëmbeu" skenën me një gol individual.
Me fitoren e sotme Real Madrid renditet i vetëm në vendin e parë me 14 pikë dhe është i ndjekur nga Atletico Madrid me 13 pikë. Kujtojmë që të dyja skuadrat kanë ndeshjen për vendin e parë në fundjavë.