Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Skandal me gjykimin, boksieri shqiptar humb ndeshjen duke dominuar kundërshtarin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skandal me gjykimin, boksieri shqiptar humb ndeshjen duke dominuar

Në Lojërat Europiane, Minsk 2019-të (Bjellorusi), boksieri shqiptar, Alban Beqiri ka marrë nje rezultat të padrejtë, pasi gjykimi ndaj tij ishte shumë subjektiv, thuhet në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Beqiri ishte më mirë se kundërshtari në 3 raunde, por vendimi i dhënë për këtë sfidë ishte shumë i dyshimtë.

Kjo është vënë re edhe në shkallët e stadiumit, pasi edhe publiku nuk e ka miratuar këtë vendim të dhënë.

Postimi në faqen e (KOKSH):

Boksieri Alban Beqiri e mbyll garen ne Lojerat Europiane #Minsk2019 me kete ndeshje te cilen pavaresisht se e mbizoteroi ne te 3 raundet, ishte vendimi I gjyqtarise shume subjektiv qe e penalizoi. Pavaresisht vendimit te dhene nga gjyqtaria, publiku nuk e miratoi vendimin e dhene.

Mbi te gjitha, boksieri Beqiri tregoi shpirt gare, kurajo dhe hyri ne kete gare per ta fituar.

Suksese Alban Beqiri ne rrugen e sukseseve te tjera.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga