
Atletico Madrid dhe Barcelona kanë mbyllur në shifrat 0-1 takimin mes tyre, ku autor i vetëm në këtë ndeshje ishte Dembele. Takimi që kishte shumë emocion përgjatë 90 minutave nuk ka kaluar pa incidente, pasi në minutat e fundit të takimit Torres dhe Savic janë përplasur ashpër.
Një ndërhyrje e Savic për t’i rrëmbyer topin mesfushorit spanjoll, ka bërë që ky i fundit të shkul nga flokët mbrojtësin malazez. Diçka e tillë nuk ka kaluar pa u shikuar në VAR, ku arbitri kryesor ka ndëshkuar të lojtarët me karton e kuq.
VIDEO:
Poll