Kombëtarja shqiptare bëhet gati të futet në betejën e parë në ndeshjet e shtatorit. Kuqezinjtë do të sfidojnë Çekinë nesër mbrëma në orën 20:45 për të zhvilluar sfidën e 4-të grupeve për kualifikueset e Euro 2024.
Përgatitjet kanë përfunduar, lojtarët janë gati, tifozët poashtu, me skuadrën kanë udhëtuar edhe figura të njohura të futbollit shqiptar dhe atmosfera është mjaft pozitive. Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga sfida, entuziazmi i tifozëve ka kapur kulmin.
Në sheshin kryesor të Pragës, disa dhjetra tifozë shqiptarë vijojnë të këndojnë e të dëfrehen në mbështetje të Kombëtares.
Poll