
Shakhtar - Barcelona dhe Dortmund – Newcastle ishin dy sfidat e para të ditës së sotme në Champions League. Rezultat surprizë në Hamburg aty ku ekipi ukrainas befasoi katalanasit duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Sikan në pjesën e parë.
Në ‘Signal Iduna Park’, Dortmund ‘likuidoi’ 3 pikët falë një fitoreje me rezultatin e pastër 2-0 ndaj milionerëve anglez. Golat e Fullkrug në pjesën e parë dhe Brandt në të dytën i dhanë 3 pikët e arta verdhezinjve që shohin veten në vendin e parë me 7 pikë ,1 më shumë se PSG, por parizienët do të luajnë në mbrëmje me Milanin.
Kuqezinjtë nëse nuk ia dalin të fitojnë sot do të jenë me një këmbë jashtë fazës kualifikuese.
GOLAT:
Shakhtar 1-0 Barcelona
Dortmund 2-0 Newcastle