
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Champions League. Sfidat ishin të vlefshme për Grupin G, grup i cili i ka mbyllur llogaritë dhe ndeshjet u luajtën për statistika.
Manchester City fitoi pa probleme në transfertën përballë Red Star. Të besuarit e Pep Guardiolës mposhtën serbët me rezultatin 2-3. Golat për “Qytetarët” u shënuan nga Hamilton, Bobb dhe Phillips, ndërsa për serbët shënoi Hwang dhe Katai. (GOLI I HAMILTON) - (GOLI I BOBB) - (GOLI I PHILLIPS) - (GOLI I KATAI) - (GOLI I HWANG)
Në krahun tjetër, Leipzig ka fituar në shtëpi përballë Young Boys me rezultatin 2-1. Golat për gjermanët u shënuan nga Sesko dhe Forsberg, ndërsa për zvicerianët shënoi Colley. (GOLI I SESKO) - (GOLI I FORSBERG) - (GOLI I COLLEY)
Kështu City kalon në fazën tjetër si kryesues, ndërsa Leipzig si vend i dytë. Young Boys kalon në Europa League, ndërsa serbët e Red Star i thonë ‘lamtumirë’ aventurës europiane.