Pavarësisht që krah vetes ka një artist si Bardhi me të cilin kalon momente romantike brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Sara s’ndalon së përmenduri ish partnerin e saj, boksierin Jurgen Uldedaj.
Në prezencën e këngëtarit, modelja ka diskutuar me banorët e tjerë të shtëpisë për triumfet dhe humbjet e Jurgenit në karrierën e tij si boksier.
Sara tregoi se si ai pësoi vetëm një humbje në karrierë për shkak se kishte debatuar me të. Kjo bisedë u duk e pavënd nga Roza, e cila iu drejtua duke i thënë ses’mund të bisedojë për Jurgenin në shtëpi, kur në krah ka një djalë të mrekullueshëm si Bardhi i cili sipas moderatores është ai që po vijon ta mbajë Sarën në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Sara: Ky fjali ka qenë kampion absolut përfaqësues i Shqipërisë. 15 ndeshje, 15 fitore, 0 humbje. Unë kam qenë në mënyrë indirekte përgjegjëse për humbjen e tij të parë në karrierë pas gati 20 vitesh përkushtim nga ana e tij.
Bardhi: Është duke folur për më herët
Sara: Më herët. Që ka qenë ndeshja e ti je fundit para kësaj që unë për të cilën kam pyetur produksionin, jo atë vetë. Mbas ndeshjes që ai humbi nuk pati më ndeshje dhe derisa jam futur këtu
Roza: Pse e humbin ndeshjen
Sara: Për shkak të një problemi që ne patëm
Roza: U zutë bashkë dhe ai nuk ishte në gjendje që të ndeshej
Sara: Nuk dua të jap detaje për këtë, ka qenë ndeshja e parë që ai ka humbur
Roza: E ai piu ilaçe, piu qetësuesa
© Credits https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/