
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Emir Sahiti ka shënuar sot një gol me Hajdukun e Splitit ku ai luan në Kroaci. Ish-sulmuesi i shpresave të Shqipërisë shënoi në minutën e 65’ një gol me të jashtmen.
Koordnimi ishte spektakolar dhe të sjell ndërmend që gola të tillë ka shënuar portugezi Quaresma. Hajduku i Splitit fitoi 2-0 me Varazdinin dhe Sahiti shënoi golin e dytë. Me këtë fitore Hajduku ngelet i dyti në renditje por është 10 pikë larg vendit të parë Dinamo Zagrebit.
Poll