
Një ndeshje me të vërtetë e çmendur ishte ajo mes Sevillias dhe Salzburg, e vlefshe për fazëne grupeve të Champions League (1-1). Austriakët fituan penallti pas 13 minutash lojë, por e humbën me Adeyemi. Salzburg fiton edhe një penallti tjetër pas 20minutash lojë, por këtë herë tregohen të saktë me Suçiç. Ky i fundit merr përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi të fituar 8 minuta nga fundi i pjesës së parë, sakaq e humbet.
Nuk patën të ndalur penalltitë, pasi Rakitic barazon në të 42-tën po me goditje nga pika e bardhë. Në dë të dytën, Nesyri lë me një lojtar më pak spanjollët. Gjithsesi, rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund.
Young Boys-Manchester United u mbyll 2-1. Gjërat do dukeshin të lehta për djajtë e kuq pas golit të Ronaldos pas 13 minutash lojë, por nuk do ndodhte kështu. Anglezët do mbeteshin me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Bissaka. Barazimi do vinte pas 66 minutash lojë, me Moumi. Atëherë kur nuk pritej,, Young Boys gjen golin e fitores me Siabetchu në limite. Ky rezultat nuk i shkon aspak përshtat United, që e nis keq aventurën në Champions.
https://twitter.com/i/status/1437823675961589760 https://twitter.com/i/status/1437844847981903875 https://streamable.com/618dii https://streamable.com/34igl8