Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

 VIDEO/ Ronaldo "harron" REALIN, më se i lumtur te JUVENTUSI

Shkruar nga NEWSPORT
 VIDEO/ Ronaldo "harron" REALIN, më se i lumtur te JUVENTUSI

Cristiano Ronaldo duket se është familjarizuar menjëherë me klubin e ri Juventusin. 33-vjeçari portugez që nesër do të debutojë në kampionatin italian ndaj Chievos është detyruar nga shokët e skuadrës të kryejë ritualin e këndimit të një kënge. Çdo futbollist i ri që vjen në një skuadër "dënohet" të performojë përpara shokëve. Kapiteni i Portugalisë është ngjitur në një karrige dhe ka nisur të këndojë duke gëzuar shokët e rinJ.

Video-ja është postuar në "YouTube" nga mesfushori Miralem Pjanic. Ndërkohë lojtarët e tjerë që kanë zbarkuar këtë vit në Torino Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Leonardo BonuCCi kanë kërcyer përpara skuadrës.

Juventusi e nis sezonin në Veronë përballë Chievos në takimin që do të luhet në orën 18:00.Tekniku Allegri theksoi se Ronaldo do të debutonte që në takimin e parë të sezonit të ri të kampionatit italian.

https://youtu.be/1I48LhF7w7Q

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga