Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Itali, në rrezik sfida e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Itali, në rrezik sfida e Serie A

Një stuhi ka përfshirë mbrëmjen e djeshme Italinë e kryesisht qytetin e Crotones. Reshjet e shiu kanë qenë intensive dhe nuk kanë ndalur natën e djeshme duke bërë që qyteti të përmbytet dhe të mbulohet nga uji, ndërsa në disa zone të ndryshme nuk ka as energji elektrike.

Vincenzo Voce, kryetari i qytetit të Kalabrisë, foli për Crotonenews.com , duke shpjeguar: "Situata e motit në këto orë është e destinuar të përkeqësohet. Qëndroni në shtëpi për siguri dhe mos pengoni punën e ekipeve të shpëtimit".

Kjo situatë e rëndua nga shiu ka vënë në rrezik edhe përballjen e Serie A që do të luhet ditën e sotme, Crotone-Lazio. Ndeshja është parashikuar të luhet në orën 15:00, por duke parë reshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet në qytetin e Crotones kjo sfidë mund të shtyhet për t'u luajtur në një tjetër ditë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga