
Olimpiada e Tokios ka parë sot një tjetër rekord botëror. Karsten Warholm i Norvegjisë ka fituar medaljen e artë në garën e 400 metrave me pengesa. Atleti është dy herë kampion bote dhe e mbylli garën për 45.94 sekonda, për të fituar në finale ku gjashtë nga shtatë garuesit vendosën rekorde kombëtare.
Është hera e dytë në më pak se një muaj që Warholm ka ulur rekordin e tij. Ai vendosi kohën e mëparshme prej 46.70 në Oslo më 1 korrik të këtij viti, duke thyer sot vetveten.
Poll