
Barcelona fitoi dje 0-1 me Mallorcan në La Liga. Transferta delikate për Barçën është vendosur edhe nga Ter Stegen, gardiani gjerman që ka bërë një pritje vendimtare në minuta shtesë. Në rolin e “spiderman”, gardiani i ka thënë “jo” golit në vendasve, duke i dhënë tri pikë të tijve.
Sfida u vendos nga goli i de Jong në minutën e 44 të ndeshjes, me Barcelonën që qëndon në vendin e pestë, një pikë më pak se Atletico Madrid që është për momentin në zonën Champions. Fundi i sfidës ka qenë delikat, teksa lojtarët e kanë festuar pritjen e Ter Stegen si të kishin shënuar një gol.
Poll