Real Madrid nuk ia ka dalë të mund Osasunën brenda në “Bernabeu” duke mbyllur takimin me shifrat 1-1. Osasuna luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 78 pas daljes me të kuq nga Unai Garcia. Benzema kishte rastin e artë nga 11 metërshi për të vulosur fitoren e takimit por u tregua i pasaktë.
Barcelona i gëzohet 2 pikëve të lëna nga Real pasi ngjitet në vendin e parë me pikë të barabarta me Realin. Goli i vetëm i takimit për Madirlienët u realizua nga Vinicius në minutën e 42 të takimit. Ndërkohë që goli i barazimit u realizua nga Kike Garcia.
Java e 7 në La Liga do të mbyllet me takimin e ditës së nesërme(3 tetor) mes Rayo Vallecano dhe Elche.
[caption id="attachment_660967" align="alignnone" width="300"] Java 7 (1 tetor)[/caption]
[caption id="attachment_660968" align="alignnone" width="300"] Java 7 (2 tetor)[/caption]
Penalltia e Benzema
Goli i Garcia
Goli i Vinicius