Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, momente nga ndeshja e mbrëmshme Shqipëri-Poloni, ku kuqezinjtë triumfuan, duke na dhuruar një fitore spektakolare me rezultatin 2-0.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se lojtarët e kombëtares dhuruan një gëzim të madh për të gjithë shqiptarët, me dy golat e shënuar nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.
“MIRËMËNGJES dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë.” Shkruan Rama krahas videos që ka publikuar në Facebook.
Poll