Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ “Raketa” e Kombëtares tund rrjetën në Turqi, Odise Roshi shënon supergol

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Raketa” e Kombëtares tund rrjetën në Turqi,

Odise Roshi ka gjetur golin në Turqi me skuadrën e Sakaryaspor, në ndeshjen që ata po humbin 3 me 1 përballë Genclerbirligi. Goli i “raketës” së Kombëtares erdhi në minutën e 56’, duke qenë dhe i pari i sfidës.

Avantazhi nuk zgjati shumë pasi vendasit përmbysën në minutën e 64’ dhe 75’. Aktualisht luhet minuta e 83’, ku Genclerbirligi shënoi golin e tretë duke vulosur fatet e takimit.

Kjo dhe për shkak se ekipi i Roshit është me një lojtar më pak pasi Kilic u ndëshkua me karton të kuq. Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19.

Roshi shihet si titullar i padiskutueshëm, ndërsa sot shënoi golin e 3 të tij. 32-vjeçarit ka kontribuar me asiste dhe në 2 gola të tjerë, teksa kontratën e ka të vlefshme deri në fundin e sezonit.

Goli i Odise Roshit: (VIDEO)

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga