FC Milsami Orhei nuk është një kundërshtar i panjohur për futbollin shqiptar dhe në veçanti për Skënderbeun.
Kampionët e Superligës e eliminuan sezonin e shkuar në raundin e tretë të Kualifikueseve të Champions League ekipin moldav duke arritur të sigurojnë më pas edhe play-off-in në këtë kompeticion.
Gjithsesi, këtë herë klubi i Milsam bëhet protagonist, jo në fushën e lojës, por në rrjetet sociale. Pikërisht në faqen zyrtare të klubit moldav në Facebook është publikuar një video montazh duke ndërthurur përgatitjet që skuadra po bën në Turqi.
Duke marrë shkak nga mbojtësi Dinu Graur, 22-vjeçarri, i cili rrëzohet gjatë një ushtrimi në stërvitje, klubi i Milsamit në faqen zyrtare në Facebook ka krijuar një videomontazh ku gjasme ai goditet nga një snajper e më pas, në fund të videos nuk mungon as personazhi i lezetshëm, një foshnje me të qeshurën e tij shumë të veçantë.
Për më tepër shihni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=m3Vsvxtr9Yg&feature=youtu.be