
FT Atalanta 1-2 PSG (Pasalic 27' / Marquinho 90', Choupo Moting 93')
PSG ka mposhtu 1-2 Atalantën në ndeshjen e Champions League, duke kaluar në gjysmëfinale. Francezët kanë shënuar 2 gola në fundin e ndeshjes, duke e kthyer në dramë për Atalantën.
Të pafat italianët që kanë rezistuar deri në minutën e 90, ndërsa janë përmbysur nga dy gola gola të shpejtë. Si rrufe në qiell të hapur për Atalantën e Gjimshitit, që për fare pak nuk shkroi historinë. Mbrojtësi I Kombëtares është lojtari I vetëm kuqezi që luan në çerekfinalet e Champions, ndërsa fati nuk ishte me të tijtë.
LIVE/ Në 21:00 startoi takimi play-off mes Atalantës dhe PSG-së për Champions League. Ndeshja po luhet në Etadoi Da Luz të Lisbonës, ndërsa dueli tek do të vendosë se cila skuadër do kalojë më tej.
3' Neymar ka humbur një mundësi të artë në të 3 minutë, teksa I vetëm përballë portierit të Atalantës e ka çuar topin jashtë, duke befasur dhe Mpabbe të dëmtuar, që nga stoli ka vendosur duart në kokë. 222 milion euro të çuara dëm nga sheikët për shërbimin e brazilianit, që humbet mundësinë e golit të avantazhit.
27' Pasalic realizon golin e parë të ndeshjes. Një e majtë e hidhur shtang PSG, ndërsa Atalanta tregon me një aksion model se nuk ndodhet rastësisht në Champions.
45' Mbyllet 1-0 pjesa e parë
90' Marquinho barazon shifrat në 1-1, ndërsa në të 93 minutë PSG kalon në avantazh me Choupo Moting. Të pafat italianët dhe Gjimshiti
Formacionet Zyrtare:
ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, Freuler, De Roon, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata.
PSG (4-3-3): Keylor Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Gueye; Sarabia, Icardi, Neymar.