Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Protagonist në fitoren e Besiktas, Rashica nuk ndalet në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Protagonist në fitoren e Besiktas, Rashica nuk ndalet në Turqi

Milot Rashica vazhdon që të jetë protagonist në Turqi me fanellën e Besiktas. Këta të fundit luajtën pasditen e sotme ndeshjen përballë Gaziantep, e vlefshme për javën e 10-të të SuperLigës turke.

Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të Besiktas dhe Rashica “gatoi” një nga golat. Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës asistoi në golin e dytë për të tijët me anë të një krosimi mjaft klas dhe të bukur. Ai dha një pasim për Tosun me këtë të fundit që goditi topin me kokë për ta dërguar në rrjetë.

Për Rashicën ky është asistimi i tretë, teksa këtë sezon me fanellën e Besiktas numëron edhe katër gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga