Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ “Presim përgjigje brenda disa orësh; klubet i plotësojnë kushtet”, Libohova dhe Shulku optimistë pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Presim përgjigje brenda disa orësh; klubet i

Sot, në Ministrën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u paraqit grupi i punës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të gjetur dakortësinë për rifillimin e futbollit. Zv. Presidenti Edvin Libohova, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, juristi Andi Topçiu si dhe mjekja imazheriste Arjan Sina kanë pasur një takim me Mira Rakacollin dhe Eugena Tominin, si përfaqësues të Komitetit Teknik të Koronavirusit.

Problem kryesor është mungesa e tamponëve dhe me shumë mundësi lojtarët nuk do të testohen. Si zv. Presidenti ashtu edhe sekretari Shulku theksuan se klubet i plotësojnë kushtet së paku për rinisjen e stërvitjes. U bë me dije që pritet një përgjigje brenda pak orëve ose ditëve. 18 maji është vendosur si data për të rinisur stërvitjen, por pas afro dy javësh është një periudhë relativisht e gjatë që komplikon planet e FSHF-së për të rinisur Superioren në fund të muajit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga