
Mauricio Pochettino ka marrë drejtimin e Chelseas për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka filluar nga puna. Kur jemi ende mbi një muaj larg fillimit të Premier League, argjentiansi ka marrë në dorë “frenat” e klubit.
Pas sezonit të kaluar që mund të quhet një dështim total tashmë Pochettino duket se i ka futur të “pestin”. 51-vjeçari do të vendos lojtarët e tij përpar një sfide që quhet “Gacon”. Kjo do të jetë një provë që të gjithë lojtarët e Chelsea duhet ta kalojnë për të udhëtuar me skuadrën e tyre në turneun që do të mbajnë jashtë Anglisë.
Përpara udhëtimit në Amerikë ku do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore duk se kësaj prove nuk do t’i shpëtoj as futbollisti i kombëtares shqiptare. Broja i cili sapo është kthyer nga dëmtimi që e mbajti larg fushave për plot 6 muaj duhet të kalojë me skukses provën e vendosur nga Pochettino.
Më poshtë mund të ndiqni edhe videon e kësaj sfide që tekniku ka përgatitur për lojtarët e tij.