
Sapo ka përfunduar takimi mes Bayern dhe Barcelonës, me rezultatin 8-2. Bayern ka kaluar në avantazh me Muller në minutën e pestë. Gjithçka erdhi pas një aksioni model të gjermanëve. Vetëm 4 minuta më pas, Alaba bën të pabesueshmen duke shënuar në portën e tij. Në minutën e 22-të është radha e interistit Ivan Perisiç, që ''tund rrjetën'' falë një super diagonale-je. Për të thelluar avantazhin mendoi Gnabry në të 28-tën, duke çuar peshë bavarezët. Paraqitje fantastike nga Muller, që mbyll llogaritë në minutën e 31-të.
Pjesa e dytë nis mirë për Barcelonën që ngushton shifrat në minutën e 55-të. Ateherë kur mednohej se spanjollët ishin zgjuar, Kimmich shënon të pestin për Bayernin (65-të). Ka kohë edhe për Lewan dhe Coutinho (x2), që bëjnë gjithçka mirë në fund. Bayern kualifikohet tutje dhe do përballet me fituesin e City-Lyon në gjysmëfinale.