Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ ''Pleshti'' mbetet pa ''shkop'', Barça për ''faqe të zezë'', Bayern MONUMENTAL! Gjermanët vijnë me ''tërmet'' 8-ballësh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ ''Pleshti'' mbetet pa ''shkop'',

Sapo ka përfunduar takimi mes Bayern dhe Barcelonës, me rezultatin 8-2. Bayern ka kaluar në avantazh me Muller në minutën e pestë. Gjithçka erdhi pas një aksioni model të gjermanëve. Vetëm 4 minuta më pas, Alaba bën të pabesueshmen duke shënuar në portën e tij. Në minutën e 22-të është radha e interistit Ivan Perisiç, që ''tund rrjetën'' falë një super diagonale-je. Për të thelluar avantazhin mendoi Gnabry në të 28-tën, duke çuar peshë bavarezët. Paraqitje fantastike nga Muller, që mbyll llogaritë në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë nis mirë për Barcelonën që ngushton shifrat në minutën e 55-të. Ateherë kur mednohej se spanjollët ishin zgjuar, Kimmich shënon të pestin për Bayernin (65-të). Ka kohë edhe për Lewan dhe Coutinho (x2), që bëjnë gjithçka mirë në fund. Bayern kualifikohet tutje dhe do përballet me fituesin e City-Lyon në gjysmëfinale.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7