
Jo vetëm që arrinin të fitonin garë, por skuderia e Red Bull ka arsye të gëzojë pasi ka vendosur një rekord të ri në Formula 1. Bëhet fjalë për skuadrën e "Pit-Stopit" të cilët kanë arritur të ndërrojnë katër gomat në kohë rekord.
Për 1.82 sekonda, ata i kanë shërbyer makinës së pilotit Max Verstappen. Për herë të fundit, ndalesën më të shpejtë, Red Bull e bëri në Çmimin e Madh të Gjermanisë, për vetëm 1.99 sekonda. Më poshtë keni mundësi të shihnin momentin e rekordit të ri.
Poll