Belgjika fitoi dje 0-2 me Finlandën në Shën Petersburg. Sfida që vlente për grupin B të EURO 2020 nuk ka shkuar si duhet, me një tifoze që ka hyrë në fushë dhe ka ndërprerë sfidën. Vajza është neutralizuar nga forcat e sigurisë teksa ka marrë vëmendjen e futbollistëve në fushë.

Kjo është hera e dytë në pak ditë që në një ndeshje të EURO 20 ndodh diçka e tillë. Më herët në Munich përpara sfidës Gjermani - Francë një parashutist zbarkoi në fushë. Këtë herë ishte radha e vajzës ruse që tërhoqi vëmendjen duke i shpëtuar forcave të sigurisë. Më herët një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në finalen e Champions League.

Galeria fotografike ()
Poll