
Bayern Munchen mposht Dortmund me përmbysje, me ndeshjen që mbyllet 4-2. Haaland shënoi për verdhezinjtë dy herë brenda 10 minutash, duke të lënë përshtypjen se do ishte nata e tyre. Gjithsesi, bavarezët zgjohen me Lewadowskin në të 26-tën. Në të 44-tën, polaku realizon me 11 metërsh. Të besuarit e Flick marrin zemër nga barazimi, me Goretzkën që "tund rrjetën" pak minuta para fundit. Ka kohë edhe për të katërtin, i cili vjen nga Lewa.
Kështu, Bayern qëndron në vendin e parë me 55 pikë. Në krahun tjetër, Dortmund është e gjashta me 39 pikë.
Poll